Shqipëria përkrah SHBA në nismën e Rrjetit të Pastër

TIRANE, 12 gusht/ ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se Shqipëria përkrah Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nismën e Rrjetit të Pastër.

Balla thekson se nisma e Rrjetit të Pastër është një përpjekje gjithëpërfshirëse për të adresuar kërcënimin afatgjatë për privatësinë e të dhënave, sigurinë dhe të drejtat e njeriut të paraqitura në botën e lirë nga aktorë autoritarë keqdashës.

Sipas Ballës, rrjeti i Pastër është i rrënjosur në standardet e teknologjisë dixhitale të besueshme, të pranuara ndërkombëtarisht dhe është një reflektim i angazhimit të Shqipërisë për një internet global të hapur, ndërveprues dhe të sigurtë, bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike.

“Shqipëria përkrah SHBA në nismën e Rrjetit të Pastër. Nisma e Rrjetit të Pastër është një përpjekje gjithëpërfshirëse për të adresuar kërcënimin afatgjatë për privatësinë e të dhënave, sigurinë dhe të drejtat e njeriut të paraqitura në botën e lirë nga aktorë autoritarë keqdashës”, shprehet Balla.

“Rrjeti i Pastër është i rrënjosur në standardet e teknologjisë dixhitale të besueshme, të pranuara ndërkombëtarisht dhe është një reflektim i angazhimit tonë për një internet global të hapur, ndërveprues dhe të sigurtë, bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Kjo përpjekje paraqet implementimin e një strategjie të qëndrueshme shumëvjeçare, gjithëpërfshirëse, të ndërtuar mbi një koalicion partnerësh të besuar”, vijon Balla.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bashkuar në Rrjetin e Pastër nga më shumë se tridhjetë vende të pastra me orientim të njëjtë dhe të cilët kanë kryer mbrojtjen e rrjeteve të tyre 5G nga shitësit e pabesueshëm dhe transportuesit e komunikimit dixhital”, thekson Balla.

https://www.state.gov/the-clean-network-safeguards-americas-assets/

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.