RUSI – Vaksina “Sputnik-V” në dispozicion të personelit mjekësor

MOSKË, 12 gusht /ATSH-DPA/ – Vaksina ruse antiCOVID-19 do të vihet në dispozicion të personelit mjekësor brenda javëve të ardhshme, tha sot ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, një ditë pas regjistrimit të saj.

“Në dy javët e ardhshme, paketat e para të vaksinës së koronavirusit do të shpërndahen, para së gjithash, për mjekët”, tha ai, cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Njoftimi i djeshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, për regjistrimin e një vaksine antiCOVID-19 ngjalli shumë skepticizëm, me ekspertët që paralajmëruan se provat klinike duhej të ishin kryer për një periudhë më të gjatë./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.