LONDËR – BM zhytet në recesion pas rënies rekord në TII 2020

LONDER, 12 gusht /ATSH-DPA/ – Ekonomia e Britanisë së Madhe është në recesion pasi u kontraktua me një rekord 20,4% në tremujorin e dytë nga kriza e koronavirusit deklaroi Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).

Tkurrja tremujore në periudhën prill-qershor ishte më e madhja që nga viti 1955, kur agjencia filloi të mbante shënime tremujore.

”Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ra me 2,2% në tremujorin e parë”, deklaroi ONS.

“Ekonomia filloi të rimëkëmbet në qershor, me rihapjen e dyqaneve, fabrikat filluan të rritnin prodhimin dhe ndërtimin e shtëpive duke vazhduar të rimëkëmbeshin”, tha Jonathan Athow i ONS-së. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.