HAPËSIRË – Identifikohet një galaktikë “foshnje” si Rruga e Qumështit  

PARIS, 12 gusht /ATSH-AFP/ – Astronomët njoftuan sot se kanë gjurmuar një galaktikë “foshnje” jashtëzakonisht të largët, 12 miliardë vite-dritë larg, e cila çuditërisht i ngjan Rrugës sonë të Qumështit.

“Galaktika, e njehsuar me numrin SPT0418-47, është aq e largët, saqë dritës së saj iu desh më shumë se 12 miliardë vjet për të arritur te ne”, tha në një njoftim për shtyp Observatori Europian Jugor (ESO).

“Ne e shohim atë ashtu siç ishte kur Universi ishte vetëm 1,4 miliardë vjeç, gati në 10% të moshës së saj aktuale, kur ishte ende duke u formuar”, saktësoi më tej ESO.

Galaktika “foshnje” i ngjan çuditërisht Rrugës sonë të Qumështit, me të njëjtin densitet të lartë të yjeve rreth qendrës galaktike dhe me të njëjtën formë disku në rrotullim./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.