GJERMANI – Eurostat: Prodhimi industrial i eurozonës vazhdon trendin pozitiv

FRANKFURT, 12 gusht /ATSH-DPA/ – Kompanitë industriale në eurozonë kanë vazhduar rimëkëmbjen nga kriza e koronavirusit, njoftoi sot Agjencia Europiane e Statistikave, Eurostat.

“Prodhimi u rrit me 9,1 % në qershor, në krahasim me muajin e kaluar”, tha agjencia.

Megjithatë, krahasimi vit pas viti tregoi se kriza vazhdon të ndikojë në nivelet e prodhimit.

I krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, prodhimi industrial në qershor ra me 12,3 %.

Rëniet më të forta për një vit u regjistruan në Portugali me -14,8 %, në Gjermani dhe Spanjë me -14,1 % dhe Itali me -13,7%.

Nga ana tjetër, Irlanda shënoi një rritje prej 4,5 %, në krahasim me vitin e kaluar./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.