GJENEVË – Zvicra zgjat ndalimin e ngjarjeve të mëdha 

GJENEVË, 12 gusht /ATSH-AA/ – Zvicra zgjati sot edhe me një muaj ndalimin e ngjarjeve të mëdha, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 në vend.

“Sipas kësaj mase, ndalohet organizimi i ngjarjeve me më shumë se 1 000 persona, deri më 1 tetor”, tha qeveria.

Gjithashtu, ajo bëri të detyrueshme mbajtjen e maskave në avionë, nga 15 gushti.

Autoritetet shëndetësore raportuan sot 274 raste të reja të COVID-19, duke e çuar shifrën në 37 169./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.