FRANCË – Macron: Jo ndërhyrje nga jashtë në Liban

PARIS, 12 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi sot kundër çdo ndërhyrjeje të jashtme në Liban, gjatë një interviste telefonike me presidentin iranian Hassan Rohani.

“Është e nevojshme që të gjitha fuqitë në fjalë të shmangin çdo përshkallëzim të tensioneve, si edhe çdo ndërhyrje të jashtme dhe të mbështesin krijimin e një qeverie misioni për administrimin e urgjencës”, deklaroi Elysee në një njoftim për shtyp.

Kjo deklaratë e presidencës franceze vjen tetë ditë pas shpërthimit që shkatërroi Bejrutin dhe ndezi protestat antiqeveritare./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.