FOTO- Projektet e financuara nga buxheti i shtetit për Rindërtimin e shkollave/ Me kushte optimale dhe standarde europiane

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Shkollat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit do rindërtohen me financim nga buxheti i shtetit. Me financimin e buxhetit të shtetit do rindërtohen 143 shkolla të reja me standarde europiane të cilat do jenë gati brenda vitit 2021.

“Kënaqësi e madhe dalja mbi kuotën zero e projekteve të financuara nga buxheti i shtetit për Rindërtimin e shkollave”, shprehet Rama.

“26 nëntori i shkuar e nxori jashtë funksionit shkollën e Bathores në Kamëz, por në 26 nëntorin që po vjen, ne do t’u japim fëmijëve e mësuesve të asaj zone, një shkollë të re, me kushte optimale, e cila s’do të ketë të krahasuar me të vjetrën dhe as dallim nga shkollat nëntëvjeçare kudo në Europë”, tha Rama.

“143 shkolla të reja me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të Shqipërisë që duam”, thekson Rama. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.