Ambasadorja Kim: Krenar që Shqipëria përkrah nismën e Rrjetit të Pastër, vendim i rëndësishëm

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Pas lajmit të dhënë nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla se Shqipëria përkrah Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nismën e Rrjetit të Pastër, ka reaguar dhe ambasadorja e Shteteve të bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Yuri Kim shprehet se është krenare që sheh që Shqipëria i bashkohet nismës së SHBA për Rrjetin e Pastër për të mbrojtur rrjetet 5G nga shitësit e pabesueshëm

Gjithashtu Yuri Kim thekson se ky është një vendimi rëndësishëm për të mbrojtur infrastrukturën kritike.

“Krenar që shohim Shqipërinë dhe të tjerët të bashkohen nismës së SHBA në Rrjetin e Pastër për të mbrojtur rrjetet e tyre 5G nga shitësit e pabesueshëm. Vendim i rëndësishëm strategjik për të mbrojtur infrastrukturën kritike,” shprehet Kim.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.