Vorë/ Publikohet lista e 109 familjeve të kualifikuara në procesin e rindërtimit

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Bashkia e Vorës publikoi sot listën e 109 familjeve në pallate, të kualifikuara në procesin e rindërtimit.

Po ashtu, bashkia e Vorës njoftoi se të mërkurën, këshilli bashkiak Vorë do të shqyrtojë këtë listë.

“Në kuadër të transparencës së këtij procesi kaq kompleks, kërkojmë në vazhdim edhe bashkëpunimin tuaj në realizimin sa më të saktë të vlerësimeve”, thuhet në njoftimin e bashkisë Vorë.

Ndërkohë vijon puna për shqyrtimin e dosjeve të mbetura.

Më herët, bashkia e Vorës publikoi listën e familjeve përfituese nga grantet.

/m.m//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.