VILNIUS – Kandidatja presidenciale Tihanovskaja ndodhet në Lituani

VILNIUS, 11 gusht /ATSH-DPA/ – Svjetlana Tihanovskaja, kandidatja për zgjedhjet e diskutueshme në Bjellorusi, ndodhet në Lituani, deklaroi ministri i Jashtëm i vendit baltik.

“Svjetlana Tihanovskaja është e sigurt. Ajo është në Lituani”, shkroi në Twitter Linas Linkevicius.

Protesta shpërthyen në Minsk, pas një valë arrestimesh në të gjithë Bjellorusinë, pas fitores së presidentit aktual Aleksander Lukashenko të zgjedhjeve presidenciale që, sipas shumë vëzhguesve, ishin të manipuluara.

Sipas autoriteteve të Minskut, një demonstrues vdiq nga lëndimet e rënda, pasi një pajisje eksplozive shpërtheu në dorën e tij.

Rezultatet e para zyrtare tregojnë se Lukashenko ka marrë mbi 80% të votave, megjithëse rezultati u refuzua nga Tihanovskaja.

Dy nga kandidatët më të fortë politikë të Lukashenkos, përfshirë bashkëshortin e  Tihanovskajas, u burgosën para zgjedhjeve./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.