UELLINGTON – Zelanda e Re humbet statusin ”pa Covid-19” pas më shumë se 100 ditësh

UELLINGTON, 11 gusht /ATSH-DPA/ – Zelanda e Re njoftoi katër raste të reja me Covid-19, pas më shumë se 100 ditësh pa asnjë rast infeksioni.

Në një konferencë shtypi, kryeministrja Jacinda Ardern tha se rastet e reja përfshinin një familje në Okland, ndërsa zyrtarët nuk kishin qenë në gjendje të përcaktonin rastet.

“Ndërsa të gjithë kemi punuar jashtëzakonisht shumë për të parandaluar këtë skenar, ne gjithashtu jemi përgatitur për çdo rast të ri”, tha Ardern.

Banorët e Okland u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe shkollat janë mbyllur për tri ditë.

“Ishte e pashmangshme të mos kishte raste të transmetimit. Ky është një virus i komplikuar”, tha drejtori i përgjithshëm i Shëndetit Publik në Zelandën e Re, Ashley Bloomfield./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.