Strazimiri: Qeveria asnjë ndihmë për COVID-19, bizneset falimentojnë çdo ditë

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri reagoi sot në lidhje me situatën e COVID-19 në vendin tonë.

Ai u shpreh se, “në Shqipëri ku rastet janë 5-fishuar dhe vdekjet janë jashtë kontrollit, bizneset falimentojnë çdo ditë”.

“Asnjë shkurtim shpenzimesh për PPP dhe koncesione. Koncesione e PPP të reja për rrugë e tunele që s’i duhen askujt. Asnjë ndihmë as edhe indirekte nga qeveria, madje as debat mediatik mbi situatën”, përfundoi Strazimiri./gj.mima//m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.