SHBA – Rrezet lazer dhe smartfonët zbulojnë maskat më të mira

KAROLINA E VERIUT, 11 gusht /ATSH-ANSA/ – Maskat Ffp2 dhe Ffp3 dhe ato kirurgjikale janë më të efektshmet në mbajtjen e pikave të pështymës të lëshuara me anë të frymës, të ndjekura nga polipropileni dhe maskat e ​​pëlhurës, sipas fizikanëve në Universitetin e  Dukes.

Studiuesit eksperimentuan në laboratorët e tyre 14 lloje maskash për hundën dhe gojën duke përdorur rrezet lazer dhe një smartfon dhe rezultatet e studimit i botuan në revistën ”Science Advances”.

‘Nuk është e vërtetë që veshja e çfarëdo lloj maske është më e mirë se një tjetër, pasi disa prej tyre mund të shkaktojnë më shumë probleme sesa ndihmë”, shpjegon studiuesi Martin Fischer.

Studiuesit e verifikuan këtë falë një eksperimenti lehtësisht të përsëritshëm: ata i kërkuan një vullnetari të vishte njërën nga 14 maskat në fjalë dhe më pas të shqiptonte shprehjen ”rrini të shëndetshëm”, brenda një kutie kartoni të hapur nga njëra anë. Pika e emetuar e pështymës u ndriçua më pas me një rreze të hollë të lazerit, ndërsa skena u filmua nga një smartfon.

Lloje të tjera të maskave (të tilla si ato prej pambuku, madje edhe ato të thurura) tregojnë gjithashtu një aftësi të caktuar për të mbajtur stërkalat e pështymës./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.