Kursi i këmbimit/ Valutat e huaja luhatje të lehtë në raport me lekun

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari u zhvlerësua lehtë në këmbimin me lekun, ndërsa euroja forcoi pozitat me 0,12 lekë,  krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet sot me 105,17 lekë ose 0,02 lekë më pak se ditën e hënë. Ndërsa euroja u forcua me 0,12 lekë dhe këmbehet në kuotën e 123,77 lekëve.
Në pozita të trendit rritës këmbehen sot edhe paundi britanik e franga zvicerane.
Monedha britanike këmbehet me 137,68 lekë ose 0,31 lekë më shumë dhe franga zvicerane u forcua me 0,30 lekë dhe këmbehet me 115,14 lekë. /a.a//r.e/
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 105.17 -0.02
Euro EUR 123.77 +0.12
Poundi Britanik GBP 137.68 +0.31
Franga Zvicerane CHF 115.14 +0.30
Jeni Japonez (100) JPY 99.12 -0.13
Dollari Australian AUD 75.45 +0.21
Dollari Kanadez CAD 79.09 +0.48
Korona Suedeze SEK 12.06 +0.03
Korona Norvegjeze NOK 11.72 +0.08
Korona Daneze DKK 16.64 +0.03
SDR SDR 147.95 -0.47
Ari(OZ 1) XAU 209415.56 -4,367.16
Argjend(OZ 1) XAG 2967.90 -9.43
Juani Kinez (onshore) CNY 15.14 +0.04
Juani Kinez (offshore) CNH 15.15 +0.06
Lira Turke TRY 14.53 +0.18
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.