“Inter” dhe “Manchester United”, dy gjysmëfinalistet e para të Europa League

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ – Zikaltrit e Antonio Contes janë ekipi i parë që shkon në gjysmëfinalet e Europa League. Ata fituan 2-1 ndaj Bayer Leverkusen.

Në këtë sfidë kanë shënuar Barella në minutën e 15, Lukaku në të 21 dhe për Leverkuesen shënoi Havertz në minutën e 24.

Ndërsa për sfidën mes Manchester United dhe Copenhagen nuk mjaftoi koha e rregull për të shënuar. Ndeshja shkoi me shtesa dhe në minutën e 94 ishte penalltia e Bruno Fernandes që kaloi në avantazh “djajtë e kuq”.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.