FOKUS – Kalimet e paligjshme në La Mansh, një dukuri në rritje 

PARIS, 11 gusht /ATSH-AFP/ – Pavarësisht rrezikut dhe mobilizimit të mjeteve mbikëqyrëse, përpjekjet për të kaluar në mënyrë të paligjshme Kanalin midis Francës dhe Anglisë janë në rritje.

Nga 1 janari, autoritetet lokale nga pala franceze kanë numëruar 342 përpjekje ose kalime të paligjshme që përfshijnë 4 192 migrantë, e krahasuar me 203 përpjekje ose kalime që përfshijnë 2 294 migrantë gjatë gjithë vitit 2019.

“Ndonjëherë bëhet fjalë për disa duzina persona që përpiqen të kalojnë Kanalin, në një ditë të vetme dhe më 30 korrik ata ishin 232”, konfirmoi Philippe Sabatier, zëvendësprokurori i Boulogne-sur-mer, në veri të Francës.

“Edhe pse stina e verës është më e favorshme për nisjet, nuk e mendonte njeri se kalimet do të arrinin në një shkallë të tillë, edhe pse ato janë rritur në mënyrë të qëndrueshme që nga tetori i vitit 2018, shtoi ai.

Fenomeni ka shkaktuar një situatë që ngjalli zemërimin dje të qeverisë britanike dhe çoi në një takim sot, në Paris, mes dy vendeve./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.