Boçi: Udhëzimi për fillimin e vitit shkollor duhet të kishte dalë

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi shprehet se “udhëzimi për fillimin e vitit shkollor duhet të kishte dalë, ndërsa përgatitja e shkollave duhet të kishte nisur”.

Ai thekson se dështimet e mësimit online duhet që të rikuperohen me një shpejtësi tepër të madhe.

“Ministrja përpëlitet në deklarata për tre skenarë, sikur do bëjë filmin e radhës.
Ndërkohë duhet të kishte të ngritur grupin e punës me specialistë të pedagogjisë e didaktikës, të IT e ekspertë të shëndetësisë, për të hartuar strategji konkrete e efikase si zgjidhje reale”, tha Boçi. /a.a//r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.