“Vllaznia” prezanton trajnerin gjerman, Brdariç: Objektivi, kupat e Europës

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ “Vllaznia” ka prezantuar trajnerin e saj të ri, gjermanin Thomas Brdariç, i cili ka theksuar se objektivi është sigurimi i pjesëmarrjes në kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Skuadra shkodrane ka prezantuar po ashtu dhe stafin që do ndihmoj gjermanin në drejtimin e kuqebluve. Kështu ndihmësi i tij i parë do të jetë ish trajneri i “Besëlidhjes”, Elvis Plori, ndërsa stafi do të kompletohet nga Safet Osja dhe Ideal Lekiqi, me këtë të fundit si trajner i portierëve të Vllaznisë.

Brdariç u prezantua nga drejtori sportiv i “Vllaznisë”, Matko Djarmati. “Jam i kënaqur që do të jem pjesë e “Vllaznisë”. Shpresojmë të arrijmë objektivat që ka klubi për të kapur Kupat e Europës. Kam disa ditë në Shkodër dhe kam parë gjithçka sa i përket klubi, terreneve. Uroj që bashkëpunim të jetë sa më i gjatë dhe i suksesshëm. Iu përgjigja pozitivisht ftesës së një klubi me emër si Vllaznia. Tani duhet t’i futemi punës, pasi skuadra ka nevojë për përforcime”, është shprehur trajneri Brdaric në konferencën për shtyp.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.