TUNIZI – Kryeministri Mechichi planifikon një qeveri teknokratësh

TUNIZ, 10 gusht /ATSH-AFP/ – Kryeministri i caktuar, Hichem Mechichi tha sot se qeveria e ardhshme tuniziane do të përbëhet nga teknokratë, duke hedhur poshtë thirrjen e lëvizjes islamiste Ennahdha, forca e parë në Parlament, për një ekip politik.

“Përgjegjësia dhe detyra na detyrojnë sot të formojmë një qeveri të realizimit social dhe ekonomik”, tha Mechichi për gazetarët.

“Qendra e saj e interesit është qytetari dhe përparësia është t’i paraqesë atij zgjidhje urgjente, pa iu nënshtruar tensioneve ose konflikteve politike”, shtoi ai.

Sipas tij, këshillimet me partitë politike do të vazhdojnë të flasin për përparësitë ekonomike dhe sociale të qeverisë së ardhshme, sepse zbatimi i tyre nuk mund të bëhet pa mbështetjen e partive dhe parlamentit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.