Taskforca antiCovid/ AKU kryen 220 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

TIRANË, 10 gusht /ATSH/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 220 inspektime dhe monitorime si pjesë e Taskforcës antiCovid.

Në çdo monitorim nga Taskforca vijon të kërkohet zbatimi i protokolleve të sigurisë dhe masat e nevojshme kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

Gjatë inspektimeve është vendosur 1 masë administrative në një operator të biznesit ushqimor për mosplotësim të detyrave të lëna nga inspektimi i mëparshëm.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 47 mostra, kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

/gj.mima//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.