Shërbimet në portalin e-Albania/ Mbi 6 herë më shumë aplikime online te Sigurimet Shoqërore, krahasuar me 2019

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Mbi 6 herë herë më shumë aplikime online janë kryer përmes e-Albania gjatë muajve janar-korrik 2020 krahasuar me janar-korrik 2019, për shërbime në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Sipas të dhënave të publikuara Rreth 510 mijë aplikime online janë kryer vetëm në muajt janar-korrik 2020, nga 82 mijë aplikime që janë bërë në muajt janar-korrik 2019.

“Përdorni e-Albania! Nga plazhi, shtëpia, zyra, kudo ku ju ndodheni, për jetë më të thjeshtë dhe ditë të qeta pushimi. Aplikoni online për shërbimet publike. Pa radhë, pa kosto dhe pa burokraci”, thuhet në njoftimin për shtyp të e-Albania.

Shërbimet online të Institutit të Sigurimeve Shoqërore regjistrojnë 6.2 herë më shumë aplikime në janar-korrik 2020.

/m.m/ a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.