Monedhat e huaja forcojnë pozitat në këmbim me lekun

TIRANË, 10 gusht /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fillim jave, monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me fundjavën.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0,47 lekë dhe këmbehet me 105,19 lekë, ndërsa euroja këmbehet me 123,65 lekë, ose 0,03 lekë më shumë.
Në pozita të trendit rritjes këmbehen të hënën edhe paundi britanik dhe franga zvicerane.
Monedha britanike u forcua me 0,32 lekë dhe këmbehet në kuotën e 137,37 lekëve. Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 114,84 lekë ose 0,24 lekë më shumë se në fundjavë. /r.e/
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 105.19 +0.47
Euro EUR 123.65 +0.03
Poundi Britanik GBP 137.37 +0.32
Franga Zvicerane CHF 114.84 +0.24
Jeni Japonez (100) JPY 99.25 +0.14
Dollari Australian AUD 75.24 -0.20
Dollari Kanadez CAD 78.61 +0.24
Korona Suedeze SEK 12.03 +0.03
Korona Norvegjeze NOK 11.64 +0.02
Korona Daneze DKK 16.61 0.00
SDR SDR 148.42 +0.47
Ari(OZ 1) XAU 213782.72 -1,788.82
Argjend(OZ 1) XAG 2977.33 +13.91
Juani Kinez (onshore) CNY 15.10 +0.05
Juani Kinez (offshore) CNH 15.09 +0.04
Lira Turke TRY 14.35 +0.05
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.