FRANCË – Le Drian: Libani të formojë një qeveri që të tregojë vlerat

PARIS, 10 gusht /ATSH-AFP/ – Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves le Drian i bëri thirrje sot Libanit që të formojë sa më shpejt një qeveri që do t’i dëshmojë vlerat e saj popullit.

“Tani është thelbësore që aspiratat e shprehura nga libanezët, në drejtim të reformave dhe qeverisjes, të dëgjohen”, tha ministri.

Deklarata e Le Drian vjen menjëherë pas dorëheqjes së kabinetit qeveritar, gjashtë ditë pas shpërthim shkatërrues në portin e Bejrutit./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.