Fier/ Investimet në rrugën “Andon Profka, infrastrukturë e standardizuar dhe cilësore

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Në Fier nuk janë ndërprerë për asnjë moment investimet publike.

Një tjetër ndërhyrje në infrastrukturë po kryhet në rrugën “Andon Profka”, e cila do të garantojë kushte më të mira për banorët.

Duke u ndalur te kjo ndërhyrje, kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi tha se “pas rehabilitimit të plotë të saj rruga do të ofrojë infrastrukturë të standardizuar”.

“Ja si do të jetë rruga “Andon Profka”, pas rehabilitimit të plotë të saj. Infrastrukturë e standardizuar, për një cilësi më të mirë jetese”, tha ai.

Investimet në rrugë kanë qenë një prioritet i rëndësishëm i bashkisë së Fierit përgjatë këtij viti, e cila ka shtrirë ndërhyrjet jo vetëm në rrugët brenda qytetit, por edhe në rrugët rurale. /m.m/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.