COVID-19 – Venezuela vazhdon rihapjen e ekonomisë 

BOGOTA, 10 gusht /ATSH-DPA/ – Venezuela vazhdoi sot rihapjen e ekonomisë së saj, pavarësisht rritjes së rasteve të reja të COVID-19.

“Kryeqyteti, Karakas dhe të paktën gjashtë shtete u lejuan të hapin 10 sektorë jothelbësorë të ekonomisë”, njoftoi presidenti venezuelan, Nicolas Maduro.

“Shtatëmbëdhjetë shtete të tjera janë vendosur nën një regjim më fleksibël dhe mund të riaktivizojnë 34 sektorë të ekonomisë”, vazhdoi ai.

Këto masat janë pjesë e një sistemi ku javët e izolimit alternohen me javët e rihapjes./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.