BM – Johnson: Kalimet e migrantëve në La Mansh të rrezikshme dhe kriminale

LONDËR, 10 gusht /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson, kritikoi ashpër valën e fundit të kalimeve të paligjshme të migrantëve nëpër La Manshin anglez, duke i cilësuar si të rrezikshme dhe kriminale.

“Padyshim, do të ishte e dobishme nëse do të mund të punonim me miqtë tanë francezë për t’i ndaluar migrantët të kapërcejnë Kanalin”, tha Johnson gjatë një vizite në Upminster.

“Kur njerëzit mbërrijnë këtu, është shumë e vështirë t’i kthesh sërish pas, edhe pse në mënyrë të qartë ata kanë ardhur këtu në mënyrë të paligjshme”, shtoi ai duke theksuar nevojën për të shikuar kornizën ligjore për migrantët që kanë mbërritur në mënyrë të paligjshme në Britani.

Të enjten, një numër i ri ditor me të paktën 235 presona mbërriti në BM me 17 anije të vogla, sipas agjencisë britanike të lajmeve “Assocation Press”, e cila gjurmon rregullisht kalimet e tilla./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.