COVID-19 në Kosovë/ 10 059 të infektuar, 315 të vdekur dhe 5 802 të shëruar

PRISHTINE, 9 gusht /ATSH/ Gjatë ditës së djeshme u shënuan edhe 190 raste pozitive me COVID-19, duke e çuar numrin total të rasteve pozitive në 10 059 nga 40 184 persona të dyshimtë të testuar.

Numri i vdekjeve ka arritur në 315 të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5 802 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 942.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.