BRUKSEL – BE premton 30 milionë euro shtesë për Libanin

BRUKSEL, 9 gusht /ATSH-DPA/ – BE do të sigurojë një ndihmë urgjente shtesë për Libanin, tha sot Komisioni Europian, pas konferencës ndërkombëtare të donatorëve për Bejrutin.

Kjo shumë shtesë plotëson 33 milionë eurot e premtuara menjëherë pas shpërthimit në portin e qytetit të martën.

“Ndihma do të kanalizohet në Liban përmes Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera, nën një mbikëqyrje të ngushtë”, tha Komisioni.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe OKB-ja bashkorganizuan një konferencë virtuale të nivelit të lartë të donatorëve sot, me disa vende që premtuan ndihmë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.