POLONI – Szczerki: Kontratë me SHBA-në për rritjen e pranisë ushtarake amerikane

VARSHAVË, 8 gusht /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të nënshkruajë një kontratë për të forcuar praninë ushtarake amerikane në Poloni me 1 000 trupa shtesë, gjatë vizitës së tij në Varshavë, thanë të shtunën burime pranë zyrës presidenciale.

“Pompeo, si përfaqësues i presidentit amerikan, Donald Trump, do të nënshkruajë marrëveshjen”, tha Krzysztof Szczerki, kreu i kabinetit të presidentit polak, Andrej Duda, sipas një raporti nga agjencia shtetërore e lajmeve PAP.

“Kontrata është realizimi i një deklarate të nënshkruar nga presidentët, ai amerikan dhe polak, vitin e kaluar”, shtoi ai.

Pompeo ka vendosur ta nisë turneun e tij në Europën Qendrore dhe Lindore, javën e ardhshme, me Republikën Çeke./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.