PARIS – Edhe Trump i pranishëm në konferencën e donatorëve për Bejrutin

BEJRUT, 8 gusht /ATSH-AA/ – Presidenca e Libanit ka njoftuar se presidenti amerikan, Donald Trump, do të marrë pjesë në konferencën e donatorëve për Libanin, që do të organizohet në Paris.

Në rrjetet sociale, presidenca libaneze njoftoi se Trump ka telefonuar presidentin libanez, Michel Aoun dhe pasi i ka përcjellë ngushëllimet e ka njoftuar se SHBA në solidarizim me popullin libanez do të dërgojë produkte të ndihmës emergjente.

Në deklaratë po ashtu njoftohet se Trump do të marrë pjesë në konferencën e mbështetjes për Libanin, e cila do të mbahet në Paris.

“Kemi nevojë për bashkëpunim me Uashingtonin në rrugën e zhvillimit për të mbrojtur stabilitetin shoqëror dhe sigurisë në Liban”, theksohet të ketë thënë Aoun gjatë bisedës.

Nënsekretari i ministrit libanez të Shëndëtsisë, Riza al-Musav ka bërë të ditur se në shpërthimin e ndodhur në portin e Bejrutit kanë humbur jetën të paktën 154 persona dhe se numri i të plagosurve është rritur në 6 mijë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.