Kursi i këmbimit në një javë/ Euro dhe dollari u zhvlerësuan përkatësisht me 0.33 dhe 0.89 lekë 

TIRANË, 8 gusht  /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, gjatë javës 1-8 gusht,  Leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro nga e hëna deri në fundjavë u zhvlerësua mesatarisht me 0.33 lekë, duke zbritur në kuotën e 123.62  lekëve në fundjavë, kundrejt vlerës 123.95 lekë që ishte ditën e hënë.

Gjatë kësaj jave edhe monedha e gjelbër amerikane pësoi rënie të ndjeshme me 0.89 lekë në 7 ditë. Dollari amerikan këmbehet me 104.72 lekë nga vlera 105. 61 lekë që ishte në fillim të javës.

Ndërsa franga zvicerane dhe paundi britanik regjistruan zbritje të lehta të vlerës kundrejt Lekut, përkatësisht në kuotën e 114. 60 lekë nga 115.45 lekë dhe 137.05 lekë nga 137.31 lekë që ishte në fillim të javës.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.