Hoti pas futjes së xhandarmerisë serbe në Kosovë: Do të veprojmë në përputhje me Kushtetutën

PRISHTINË, 8 gusht/ATSH/-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas hyrjes së xhandarmerisë serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Kryeministri shprehet se  lidhur me atë që ka ndodhur dje në Karaçevë, janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin.

Hoti deklaron se “qytetarët tan në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve”.

“Lidhur me atë që ka ndodhur dje në Karaçevë, janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin. Shpejt do të kem një raport të detajizuar. Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve. Veprimet tona do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend”,- deklaron Hoti. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.