GJERMANI – Kërcënime me bombë drejtuar agjencive të shëndetit publik

DUSELDORF, 8 gusht /ATSH-DPA/ – Një sërë kërcënimesh me bombë kundër agjencive të shëndetit publik, në tre shtete të ndryshme gjermane, detyruan personelin dhe banorët të evakuohen, sipas policisë gjermane.

“Deri më tani, policët dhe qentë e specializuar nuk ka gjetur ndonjë pajisje eksplozive”, tha policia.

Tani ata po përpiqen të përcaktojnë identitetin e personit që, në mënyrë anonime, ka bërë kërcënimet.

Në korrik, disa gjykata rrethi u evakuuan në Gjermani pas kërcënimeve me bomba.

Asgjë nuk u zbulua gjatë kontrollit dhe nuk pati të arrestuar./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.