FRANCË – Shpëtohen 33 migrantë në La Mansh

LILË, 8 gusht /ATSH-AFP/ – Tridhjetë e tre migrantë u shpëtuan sot, gjatë dy operacione të veçanta, ndërsa përpiqeshin të kalonin Kanalin e La Manshit nga Franca në Angli, njoftuan autoritetet lokale.

“Rreth orës 06:00 GMT, një patrullë e parë nga shërbimet e shpëtimit i erdhi në ndihmë 17 migrantëve në vështirësi, në dy anije në verilindje të portit të Calais”, njoftoi Prefektura Detare e La Manshit dhe Detit të Veriut në nje deklarate.

“Menjëherë pas orës 07:00 GMT, një anije tjetër me 16 persona në bord u shpëtua në afërsi të qytetit Sangatte, nga brigada detare e xhandarmërisë lokale”, shtoi ajo.

Qyteti i Calais është një pikë kalimi e privilegjuar për migrantët për shkak të afërsisë së saj me bregdetin britanik./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.