Normaliteti i ri na kërkon në çdo moment të mbrohemi nga infektimi me COVID19

TIRANË, 7 gusht/ATSH/-Normaliteti i ri na kërkon në çdo moment të mbrohemi nga infektimi me COVID-19

Ky është mesazhi i publikuar mëngjesin e të premtes nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke kujtuar edhe njëherë rregullat dhe masat që çdo individ duhet të zbatojë në përditshmërinë e tij, duke nisur nga mbajtja e maskës, mënjanimi i takimit me duar, ruajtja e distancës 1 metër e të tjera.

“Normaliteti i ri na kërkon në çdo moment të mbrohemi nga infektimi me COVID-19
Në normalitetin e ri duhet që të mbani distancë mbi 1 metër; vendosni maskë në ambientet e mbyllura dhe aty ku distanca fizike nuk mund të ruhet; Kujdeseni për higjienën vetjake, lani sa më shpesh duart. Vetëm nëse respektojmë këto rregulla mund të mbrojmë shëndetin dhe jetën. Ruani shëndetin! Mbro Veten! Mbro Të Tjerët!”,- thekson Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.