Norma interesit të kredisë në euro shënoi 4.04% në qershor

TIRANË, 7 gusht /ATSH/- Banka e Shqipërisë bën të ditur se kreditë në euro janë shtrenjtuar lehtë në muajin qershor të këtij viti, krahasuar me një muaj më parë, por gjithsesi ato mbeten në nivele të ulëta me bazë vjetore.

Norma mesatare e interesit të kredisë në euro shënoj nivelin 4.04% në qershor, kundrejt vlerës 3.79% që ishte një muaj më parë.

Sot diferenca mes interesave të kredisë në lekë dhe euro është zvogëluar ndjeshëm, duke sjellë ulje të rrezikut për të marrë hua në euro, në momentin që të ardhurat i ke në lekë.

Por, ekspertët shprehen se, huaja në monedhën me të cilin janë edhe të ardhuarat e kreditorit, nuk e ekspozon klientin ndaj rrezikut të këmbimit valutor.

Ndërkohë që vite më parë individët nxiteshin të lëvronin hua në euro, pasi diferenca mes interesave ishte e ndjeshme. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.