GREQI – Cipras: Kapitalizmi neoliberal nuk mund të japë më zgjidhje

ATHINË, 7 gusht /ATSH-ANA/ – Kapitalizmi neoliberal nuk mund të sigurojë më përgjigje për kushtet e sotme shumëdimensionale të krizës, deklaroi kreu i opozitës greke SYRIZA, Aleksis Cipras në një intervistë për “Eidiseis.gr”.

”Situata aktuale kërkon një të majtë të re që mund të japë përgjigje radikale, por edhe realiste për tejkalimin e krizës”, theksoi Cipras.

”Social-demokracia europiane duhet të rithemelohet nëse dëshiron të luajë përsëri një rol kryesor në zhvillimet e kontinentit”, shtoi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.