FOKUS – Australia me kufij ende të mbyllur për shkak të Covid-19

KANBERRA, 7 gusht /ATSH-DPA/ – Australia do të vazhdojë me mbylljen e kufijve për t[ huajt për të paktën disa muaj për shkak të një rritjeje të madhe të rasteve me Covid-19, tha kryeministri Scott Morrison.

“Ne ramë dakord që kufizimet për mbërritjet në Australi duhet të vazhdojnë në formën e tyre aktuale”, u tha sot Morrison gazetarëve.

“Në këtë pikë, ne nuk do të bëjmë ndonjë shtim masash në marrëveshjet e karantinës në të gjithë vendin”, shtoi ai.

Morrison tha se shpresonte ta ndryshonte këtë politikë në të ardhmen.

Kufizimet për të gjithë vizitorët ndërkombëtarë filluan në mars.

Në atë kohë Australia kishte më pak se 700 raste me Covid-19.

Australia tani ka regjistruar më shumë se 20 000 raste dhe 266 vdekje të lidhura me Covid-19./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.