TOKIO – Guterres kërkon eliminimin e plotë të armëve bërthamore

TOKIO, 6 gusht /ATSH-DPA/ – Sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres bëri thirrje për eliminimin e plotë të armëve bërthamore, në 75-vjetorin e sulmit amerikan me bomba atomike në qytetet japoneze të Hiroshimas dhe Nagasakit.

“Shtetet që posedojnë armë bërthamore po modernizojnë arsenalin e tyre dhe po zhvillojnë armë të reja dhe të rrezikshme”, thotë Guterres në një mesazh video për ceremoninë që do të zhvillohet sot në Hiroshima.

“Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore, me dashje, rastësisht ose përmes llogaritjes së gabuar është shumë i lartë që këto tendenca të vazhdojnë ende”, thekson shefi i OKB-së.

“Mënyra e vetme për të eliminuar plotësisht rrezikun bërthamor është të eliminojmë plotësisht armët bërthamore”, përfundon ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.