FOKUS – SHBA ofron miliona dollarë për informacione për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale

UASHINGTON, 6 gusht /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ofrojnë shpërblime deri në 10 milionë dollarë për informacione mbi ndërhyrjet e qeverive të huaja në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vendit, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit.

Rusia u akuzua për ndërhyrje në zgjedhjet e fundit presidenciale amerikane të vitit 2016, me raporte të shumta, përfshirë edhe nga ish-këshilltari special, Robert Mueller, që tregonte se objektivi i Moskës ishte të ndihmonte fitoren e presidentit Donald Trump.

Departamenti i Shtetit lëshoi ​​një raport që pretendonte se Rusia vazhdonte të përdorte një ekosistem kompleks të dezinformatave dhe propagandës në internet për të forcuar narrativat e rreme.

“Rusia zakonisht kërkon të minojë institucionet demokratike dhe normat demokratike dhe të përhapë frikën dhe konfuzionin”, u tha gazetarëve e dërguara speciale e Departamentit të Shtetit, Lea Gabrielle.

Ky raporti nuk ishte specifik për zgjedhjet e ardhshme të nëntorit.

Trump shpesh i ka hedhur poshtë akuzat për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale duke thënë se qëllimi i Moskës ishte për të minuar presidencën e tij./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.