POLONI – Kaczynski: Riorganizim dhe ndryshim i madhësisë së kabinetit qeverisës

VARSHAVË, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Kreu i partisë qeverisëse të Polonisë, Ligj dhe Drejtësi (PiS), Jaroslaw Kaczynski, njoftoi sot riorganizimin dhe ndryshimin e madhësisë së kabinetit qeverisës.

“Riorganizimi do të ndodhë në shtator ose në fillim të tetorit”, tha Kaczynski.

“Tani për tani, një gjë është e sigurt, riorganizimi i kabinetit nuk ka të bëjë me pozicionin e kreut të qeverisë, që i mbetet Mateusz Morawiecki-t”, shtoi ai.

Kreu i PiS nuk komentoi për ndryshimet e mundshme në pozicionet e tjera.

Kaczynski, gjithashtu, tha se numri i ministrive do të zvogëlohet nga 20 në 12 ose 11, në mënyrë që të punojnë më shpejt dhe me efikasitet./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.