Parashikimi i motit, e mërkurë 5 gusht 2020

TIRANE, 5 gusht /ATSH/ -Moti sot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit fillimisht në Veriperëndimin e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Në Veriperëndim, Jugperëndim dhe në Ultësirën Perëndimorë reshjet do të jenë me intensitet mesatar, në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër deri në mëngjes. Gjatë ditës reshjet do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të  jetë nga Veriperëndimi- Jugperëndimi 1-10m/s e shoqëruar me një valëzim të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: 

 QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/30 Diell shi rrufe
Kukës 19/30 Diell shi
Lezhë 19/30 Diell shi rrufe
Dibër 18/29 Diell shi
Durrës 22/32 Diell shi rrufe
Tiranë 23/31 Diell shi rrufe
Elbasan 22/32 Diell shi rrufe
Berat 16/32 Diell shi
Vlorë 21/30 Diell shi rrufe
Korçë 17/29 Diell shi
Gjirokastër 16/31 Diell shi rrufe
Sarandë 18/30 Diell shi

                  

/e.m/ 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.