Fier/ Vijon pastrimi i vijës bregdetare, kushte më të mira për pushuesit


TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Bashkia e Fierit vijon pastrimin dhe mirëmbajtjen e gjithë vijës bregdetare për të siguruar kushte më të mira për pushuesit.

Pavarësisht kushteve të papërshtatshme të motit, edhe ditën e sotme ka vijuar pastrimi i  plazheve të Semanit, Darëzezës dhe Pishë Poros.

Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi solli sot pamje nga aksioni i pastrimit të vijës bregdetare.

“Çdo ditë nën mbikëqyrje të vazhdueshme, për t’u ofruar pushuesve një plazh të pastër dhe me vlerat kurative të pacënuara”, tha ai./m.m//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.