TIA konfirmon 34 fluturime për nesër, apel pasagjerëve për respektimin e protokolleve antiCOVID

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njofton se për ditën e nesërme, e mërkurë, 5 gusht, janë konfirmuar 34 fluturime në destinacione të ndryshme.

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” kërkon nga pasagjerët që të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa kujton se maskat janë të detyrueshme.⠀⠀⠀⠀

Sipas njoftimit, lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit europianë.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e mërkurë janë:⠀

Pegasus – Antalia – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Venecia dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bari dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Gjenova dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bruksel dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Karlsruhe dhe kthim
EasyJet – Tiranë – Gatwick dhe kthim
SkyUp – Kiev – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Berlin dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Paris dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Milano dhe kthim
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
British Airways – Tiranë – Heathrow dhe kthim
EasyJet – Tiranë – Milano dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim

z.tosku//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.