SHBA – “Booking.com” planifikon shkurtime masive të vendeve të punës

UASHINGTON, 4 gusht /ATSH-DPA/ – Faqja e njohur e udhëtimeve, “Booking.com” po planifikon shkurtime masive të punonjësve, për shkak të pasojave të rënda në sektorin e udhëtimeve nga pandemia e COVID-19.

“Kompania pret të përfundojë planet e saj dhe të bëjë njoftimet përkatëse për punonjësit, me vendet e para të punës që shkurtohen nga shtatori i vitit 2020”, njoftoi kompania.

“Të gjitha njoftimet e tilla pritet të përfundojnë deri në fund të vitit 2020”, sqaroi ajo.

“Booking.com” ka rreth 17 000 të punësuar në të gjithë botën./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.