Rindërtimi/ Vijon shembja e pallateve të dëmtuara në Shijak

Sot në Shijak…

Gepostet von Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit – IKMT am Dienstag, 4. August 2020

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Vijon puna nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për prishjen e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, në kuadër të procesit të rindërtimit.

IKMT bëri të ditur se deri më tani janë prishur 28 objekte. “Në fazën e parë janë prishur 21 ndërtime të dëmtuara nga tërmeti i vitit të kaluar. Në fazën e dytë janë prishur 7 pallate të dëmtuara, përfshirë dhe një gjatë ditës së sotme, duke e çuar numrin total të objekteve të shembura në 28”, sqaron IKMT.

Bashkia e Shijakut thekson se puna vijon edhe për rindërtimin e objekteve arsimore që fëmijët dhe nxënësit të kenë mjedise të reja bashkëkohore, më shumë klasa, kënde sportive, laboratorë. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.