POLONI – Sërish rekord rastesh të reja me COVID-19

VARSHAVË, 4 gusht /ATSH-PAP/ – Numri i infeksioneve të konfirmuara koronavirus në Poloni u rrit me 680 që nga dita e djeshme, sërish një rekord ditor që nga shpërthimi i epidemisë dhe arriti në 48 149, tha sot Ministria polake e Shëndetësisë.

Gjashtë njerëz të tjerë kanë vdekur duke e çuar numrin e viktimave në 1 738.

Ministria gjithashtu raportoi se 1 859 persona të dyshuar për infeksion me koronavirus janë shtruar në spital, 98 875 janë nën karantinë dhe 8 499 janë nën mbikëqyrjen sanitaro-epidemiologjike.

Deri tani, 35 056 persona janë shëruar.

Rasti i parë i infeksionit me koronavirus në Poloni u raportua më 4 mars./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.