LIBAN – Shpërthime të forta në Bejrut, 73 të vdekur dhe 3 700 të plagosur

BEJRUT, 4 gusht /ATSH-AFP/ – Shpërthimet e fuqishme që tronditën sot portin e Bejrutit kanë shkaktuar 73 të vdekur dhe 3 700 të plagosur, sipas një bilanci të përditësuar të njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Është një fatkeqësi në çdo kuptim të fjalës”, tha Hamad Hassan, ministri i Shëndetësisë, ndërsa vizitoi një spital në kryeqytet.

“Spitalet në kryeqytet janë të mbushur me të plagosur”, shtoi ai.

Sipas informacioneve paraprake nga media lokale, origjina e shpërthimeve, që u dëgjuan në disa sektorë të qytetit, ishte rezultat i një incidenti në portin e Bejrutit.

Sektori i portit është rrethuar nga forcat e Sigurisë.

Në perimetrin e portit, ka dëme dhe shkatërrime totale, si edhe persona të mbetur nën rrënoja./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.