Kreditë/ Norma mesatare e interesit për lekun në nivelin më të ulët, 5.45%

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Banka e Shqipërisë me qëllim nxitjen e ekonomisë në kushtet e situatës së krijuar nga COVID-19, vijon të ruajë një politikë monetare lehtësuese, ku norma bazë e interesit për lekun është në nivelin minimal historik prej 0,5%.

Kjo politikë e Bankës Qendrore është reflektuar në uljen e interesave në muajin qershor, për të gjitha maturitetet, me përjashtim të kredisë 1 deri 3 vjet.

Sipas BSH-së, norma mesatare e interesit për kredinë e re në lek, të dhënë gjatë muajit qershor, për individët e biznese ishte 5,45%.

Ky është niveli më ulët historik. Në krahasim me një muaj më parë, interesat janë 0,11%  më të ulëta, ndërsa në krahasim me një vit më parë janë 0,51% më pak. e.xh/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.